Prokurorët nuk bien dakord për akuzën ndaj zyrtarëve të PD! PS ndërhyn tek prokurorët

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja përsa i përket dosjes për “falsifikim dokumentesh” të Lulzim Bashës. Në një lidhje telefonike për “Neës 24” Lala shprehet se ka patur një debat në Prokurorinë e Tiranës për dosjen e Bashës.

Sipas Lalës, vetëm 2 nga 3 Prokurorët kanë firmosur dosjen në ngarkim të Bashës.

Mësohet se prokurori që nuk ka firmosur dosjen është prokurori Kol Hysenaj dhe se nuk dihet ende arsyeja e këtij vendimi.

“Dosja në ngarkim të Bashës dhe dy anëtarëve të PD është firmosur nga dy prokurorë. Elizabeta Imeraj dhe një grup prokurorësh kanë hetuar çëhtjen në ngarkim të Bashës. Mësohet se në Prokurori ka pasur debat për dosjen e Bashës, pasi tre prokurorët kanë pasur debat në lidhje me këtë rast. Mësohet se prokurori Kol Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës.

Zonja Imeraj është në regjim spitalor dhe nuk mund të jetë në ambientet e Prokurorisë. Mbetet e paqartë pse dy prokurorë kanë firmosur, kurse një prokuror i tretë Kol Hysenaj nuk ka firmosur. Nuk dihet nëse zoti Hysenaj donte akuza më të rënda apo nuk donte që dosja të shkojë në gjyq. Debati ka qenë i ashpër, pasi ka çuar deri në ndarjen e tre prokurorëve, ku njëri prej tyre nuk ka qenë dakord me çuarjen e dosjes në gjykatë. Dosja nuk ka shkuar ende në gjykatë, pasi do 4-5 ditë derisa prokurorët ta bëjnë gati atë”, tha gazetarja Lala.