Mike Pompeo ju kujton vlerat e demokracisë aleatëve, i thërret të i mbrojnë ato

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ju kujton vlerat e demokracisë aleatëve, i thërret të i mbrojnë ato

NATO në rrezik të zhvlerësohet nëse dështon të mbrojë vlerat perëndimore.

Sekretari i Shtetit Amerikan në fjalimin e tij në Berlin me rastin tridhjetë vjetorit të rënies së murit të Berlinit dhe fillimit të fundit të diktaturës komuniste të Bashkimit Sovjetik ju kujtoi aleatëve evropian vlerat që e sollën drejt rënies së pushteteve mizore, transmeton Gazeta Metro.

Sekretari Pompeo sulmoi Rusinë për invadimin e fqinjëve dhe Kinën për trajtimin e qytetarëve të vet.
Ai shtoi se trajtimi që kinezët e përjetojnë në regjimin komunist do ti kujtonte gjermanëve kohën kur ata vuanin nën regjimin e bllokut lindor.

Pompeo përveshi ‘kritikat’ e presidentit francez Macron i cili kishte deklaruar se NATO ka pësuar ‘vdekje klinike’ dhe shtoi se nëse shtetet anëtare mendojnë se mund të përfitojnë sigurinë pa i dhënë NATO’s burimet e duhura, e nëse nuk i përmbahen obligimeve të tyre rrezikojnë të bëhen të parëndësishëm.

Fjalë që ju tingëllojnë të njohura aleatëve evropianë këto pasi janë kritikuar shpesh nga amerikanët për mos përmbushje të obligimeve të zotuara nga për investimin në mbrojtje prej 2% të bruto produktit vendor. Gjermania posaçërisht.

Pompeo shtoi në fjalimin e tij se ishte fitore e madhe e demokracisë më 1989 por “perëndimi-të gjithë ne humbëm rrugën pas asaj fitore të madhe. Në së bashku duhet të mbrojmë atë që u fitua me aq mund më 1989 dhe të kuptojmë që jemi në garë me kombe anti lirisë.

NATO feston shtatëdhjetë vjetorin e formimit në një samit të përgatitur muajin e ardhshëm në Londër.