Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik Botëror

“Dialogu strategjik në Ballkanin Perëndimor” është tema e një forumi që do të nisi në Gjeneve në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Në të është i pranishëm dhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të Bankës Botërore. Kryeministri Rama priet ta përqëndrojë fjalën e tij tek zhvillimet rajonale, veçmas pasi BE nuk çeli dritën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka anulluar pjesmarrjen në forum në momentin e fundit.