Karranxha e Tako, dy prokurorët që kërkojnë të kalojnë VETING-un duke i shërbyer Edi Ramës

Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ka vendosur të çojë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha.

Akuza pretendon se Basha akuzohet për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.

Dosja duket se është dërguar dje nga prokuroria në gjykatë, ndërsa sot lajmi u dha fillimisht në një nga mediat e kontrolluara nga Rama.

Hetimi i nisur nga prokuroria e Arta Markut për gjoja lobime ruse nga ana e PD-së, ka përfunduar në një akuzë që nuk ka lidhje me atë që ishte në fillim.

Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e ngritura nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij, që sollën edhe nisjen e këtyre hetimeve.

Prokuroret Edvin Karanxha dhe Gjergj Tako ne perfundim te hetimeve te nisura ne fillim te vitit 2018, nuk ka gjetur asnje prove dhe ka vendosur rrezimin e akuzes se ngritur per ‘pastrim te produkteve penale’, ndersa kane derguar per gjykim per akuzen e falsifikim të vulave, stampave apo formularëve.