Gjenerali shqiptar replikon me presidentin francez Macron për rëndësinë e NATO-s!


Nga Gjeneral (r) Piro Ahmetaj

“Aleanca SHBA & NATO mbeten jetike për sigurinë dhe vlerat Euroatlantike”!!

Po ndaj një “Replik” në lidhje me deklaratën “e Fortë” të Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.

Nuk është e para herë në 70 vjet histori suksesi të NATOs (si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave Euroatlantike), as e fundit dhe as një zë i vetmuar nga brenda NATO-s.

Veçanërisht mbas viteve 1991, mbasi ishte “shkërmoqur” Traktati i Varshavës (i cili u krijua 6 vjet mbas themelimit të NATO-s (1955), aktorë, faktorë, strategë dhe oponentë të vijës së parë nga kontinenti europian, “nxitimthi” shtruan pyetjen: “misioni u KRY, pse na duhet NATO”?

Ndërkohë, vetëm për ekspertët/kolegët shtoj se, BE nëpërmjet disa marrëveshjeve (Berlin++) ka ngritur dhe përditësuar arkitekturën politike dhe ushtarake (ESDP/Mil.Com/PESCO), etj.

Por, me gjithë ambicjet, “idetë brilante/populiste” dhe përpjekjet, ende nuk ka një pergjigje: “BE është konkurruese apo komplementare me NATO-n në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Edhe më e thjeshtë, për mijëra e mijëra bilionë dollarë, mbetet:“A mundet BE të ngrejë kapacitete për tu “vete-mbrojtur pa fuqinë ushtarke të SHBA” nga kërcenimet e artikullit 5”?

Mos të bëjmë naivin për të ushqyer “populizmat antiamerikane”,që në Shqipëri u bënë edhe më qesharake nga “citatet” e diktatorit të rrjedhur Enver Hoxha, si “rreziku anglo-amerikan”.

Besoj fort, se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës së II-të, kur pothuaj të gjitha vendet e BE, përpiqeshin të bënin “mbi/nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke ëndërruar “se vendi tyre s`do të prekej ose të “mernin premtimin”, se Ai si, ciklopi do i`u bënte nder se ‘do ti hante të fundit …”.

Kështu, do doja dhe uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto qasje “të forta” më dalin të përafërta në mos njësoj prapagandistike: “të rrisin popullaritetin duke frymëzuar patriotët e rinjë, me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francë”. Besoj dhe uroj të jetë vetëm kaq!

Prandaj,ri-kujtoj se, mbase jo fare rastësisht, përsëri nga Presidenti Charles de Gaulle, i cili në 1966, “vetë- ngriu” statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plotë 42 vjet (1966 – 2009)!

Sigurisht, kjo, kërkon një analizë shumë dimensionale, dhe do ishte qesharake vetëm të pretendoja se kjo do mundet të bëhej me vetëm një status në facebook.

Ndersa për mbarëKombin tonë (me dy shtete) dhe rajonin, historia e largët dhe e afërt, “Ulëret fort nga mirënjohja”, se: “SHBA mbetet jetike per paqen, sigurine, stabilitetin dhe proposritetin, edhe për 107 vitet që vijnë”.

Gjithesesi, përtej modesisë së teperuar, si ekspert “rritur profesionalisht 25 vjet në NATO”, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të qartësuar dhe shmangur “çoroditejn e opninit publik”, mbarëKombëtar, në rajon, NATO, dhe jo vetëm.

 

QËNDRIMI I MACRON

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë për ‘The Economist’ se NATO-ja po përjeton ‘vdekje klinike’, ndërsa paralajmëroi vendet evropiane se nuk mund të mbështeten më te SHBA për t’u mbrojtur.

‘Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja klinike e NATO-s. Blloku ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë’, tha Macron i cili shtoi më tej: ‘Unë do të argumentoj se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj që është NATO-ja në dritën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara.’

Macron tha se Uashingtoni po i kthente shpinën Europës, një veprim i cili u tregua nga tërheqja e trupave amerikane nga Siria verilindore dhe braktisja e aleatëve të tyre kurdë atje.

Presidenti u pyet nëse besonte në efektivitetin e Nenit 5 të traktatit themelues të NATO-s, i cili thotë se nëse një shtet anëtar sulmohet, të tjerët janë të detyruar ta mbrojnë.

‘Nuk e di. Cfarë do nënkuptojë Neni 5 nesër?’- tha ai.

Macron argumentoi se Europa qëndron në skajin e një gremine dhe nuk do të jetë më në kontrollin e fatit të saj, përveç nëse fillon të sillet si një fuqi gjeopolitike. Për ta bërë këtë, Evropa duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak dhe të vazhdojë të ruajë dialogun me Moskën.

Macron ka bërë presion që Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore të rishikojnë rolet e tyre në botë dhe të përshtaten me realitetet e reja globale. Në gusht, ai tha se hegjemonia perëndimore ka mbaruar dhe se do të ishte gabim të përpiqesh të izolosh Rusinë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar shumë vendet anëtare të NATO-s, siç është Gjermania, për mos pagimin e duhur për mbrojtjen e bllokut.