Gështenjat të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës

Konsumoni gështenja jo vetëm pse janë frutë i stinës së vjeshtës, por sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe i bëjnë shumë mirë lëkurës dhe shëndetit të zemrës. Të pjekura apo të ziera, gështenjat janë mbretëresha e tavolinës së vjeshtës. Tepër të shijshme dhe super energjike, janë kurë shumë e mirë për shëndetin tonë.⠀⠀
⠀⠀
Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë idelae kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.
Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.⠀⠀
⠀⠀
Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.⠀⠀
Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.⠀⠀
⠀⠀
Në 100 gramë gështenja do të gjeni, 22 mg Vitaminë B, 27 mg kalcium, 2,8 mg hekur. Po ashtu 374 mg fosfor, 2.9 mg proteina dhe 377 mg kalori.⠀⠀