2 serbët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha themeluan Partinë Komuniste për të vrarë shqiptarët


Nga Indrit Vokshi

Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha,

me 8 nëntor 1941, me urdhër nga lart, themelojnë Partinë Komuniste të Shqipërisë. Në 1948 kjo parti ndërroi emrin nga Parti Komuniste në Parti e Punës dhe në 12 qershor 1991 e ndërroi përsëri emrin nga Partia e Punës në Partia Socialiste siç njihet sot. Kjo parti kreu 5000 vrasje politike, interrnime të mijëra njerëzve, gra, fmi e pleq nëpër kampe interrnimi. Ndërtoi burgje politike për intelektualët dhe izoloi Shqipërinë me tel me gjemba. Në pushtetin e parë të kësaj partie, Shqipëria u rradhit tek vendet më të varfëra të globit, tek vendet më të paushqyera e më të paveshura. Në pushtetin e dytë (1997-2005) Shqipëria u shit dhe u kthye në bazë të trafikut, dele e zeze e Europës. Ndërsa në pushtetin e tretë Shqipëria u zyrtarizua si shtet i krimit të organizuar bashkëaksioner me 51% të aksioneve në shtet. Nga Shqipëria u larguan mbi 300.000 shqiptarë (10% e popullsisë) si pasojë e ndryshimit të strukturës socio-ekonomike ku të gjitha paratë centralizohen dhe shpërndahen për 5 vetë; Byronë Politike të Biznesit. Nuk ka para e mundësi përveçse për ata që janë të lidhur me Byronë. Kjo partia ka sunduar 59 vjet në 107 vite shtet shqiptar, mirëpo ka guximin të akuzojë si shkatërrues të Shqipërisë të tjerët që kanë qeverisur 10-15 vjet.