Psikologët: Prindërit refuzojnë të pranojnë problemet e fëmijëve


Problematikat që shqetësojnë nxënësit e shkollave sot janë të shumta por jo të gjithë e kanë guximin të kërkojnë ndihmë tek psikologu për ti zgjidhur ato. Një pjesë i fiksohen paragjykimeve të shokëve, të tjerë mjaftohen me një këshill nga miqtë, por nuk mungojnë edhe nga ata që nuk hezitojnë për të kërkuar mbështetje.

Psikologët sqarojnë se problematikat që adresojnë të rinjtë janë të shumta, kryesisht lidhen me konfliktet që mundet kenë me njëri tjetrin por edhe ato familjare.

Prindërit përpiqen të bashkëpunojnë, por ndodh që kur problemi është serioz dhe kërkon trajtim, ata e kanë të vështirë ta pranojnë.

Një psikolog duhet të mbulojë 2 shkolla, dhe kjo shpesh bëhet pengesë që jo të gjitha rastet te trajtohen në mënyrë efektive. Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim para 2 vitesh për shtimin e numrit të specialistëve të shërbimit psiko-social, por që ende nuk ka gjendur zbatim në terren.