Gallata| Në zyrën e delegacionit të BE ikin dritat, Klosi fliste për mjedisin

Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit do të nisin kontrolle në të gjithë territorin për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, qoftë nga tregtarët, por edhe nga konsumatorët.

Ministri Blendi Klosi në prezantimin e projektit në selinë BE në Tiranë theksoi se fillimisht do të nisë një operacion sensibilizimi dhe më pas do të veprohet me ndëshkime.

Klosi: Në 22 nëntor ju ftojmë që të fillojmë një fushatë të madhe pastrimi me pushtetin qëndror dhe lokal, të gjithë institucionet. Kudo në Shqipëri do të ketë një operacion të madh pastrimi. Jo një fushatë pastrimi, por një operacion pastrimi që do të kërkojë të shkojë nga 22 nëntor deri në datën 1 qershor 2020.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet ti bashkohet nismave Evropaine për mbrojtjen e mjedisit.

Soreca: Bashkimi Evropian ka miratuar rregulla të reja për të ndaluar objektet plastike me një përdorim që prej vitit 2021 dhe shqiptarët duhet të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes mjedisore. BE-ja po punon me Shtetet Anëtare për të përmirësuar mirëqenien, jetën e përditshme dhe mundësitë për shqiptarët. Sepse ata e meritojnë dhe sepse e afron edhe më shumë vendin me standardet e BE-së.

Shqipëria nuk ka probleme vetëm me ruajtjen e mjedisit. Shkëputet e shpeshta të energjisë janë vënë re edhe në selinë e delegacionit të BE, dritat kanë ikur edhe në momentin kur fjalën e mbante Klosi.

E njëjta situatë është përsëritur edhe me dy folës të tjerë