Basha zbulon kush e liroi Alvinin| Tragjedia s’ka mbaruar, të shpëtohen fëmijët e tjerë shqiptarë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi në takimin me të rinjtë në Vlorë për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol, në Siri.
Basha falenderoi autoritetet italiane, por tha se tragjedia nuk ka mbaruar ende pasi ka dhjetëra fëmijë që janë ende në kampe.

Për këtë, i bëri thirrje partnerëve që të bëjnë gjithçka për të nxjerrë fëmijët nga kampet e tmerrshme.

Basha: Dua të shpreh dicka personale dhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, e një djali të shkëputur nga gjiri i familjes dhe dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata, në vecanti autoritetet italiane dhe kryqin e kuq italian që bënë të mundur që tani ai të jetë i sigurt dhe them që kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon dhe i bëj thirrje të gjithëve, në vecanti partnerëve që na kanë ndihmuar, partnerëve italianë dhe të tjerë të bëjmë gjithcka për të nxjerrë këta fëmijë nga këto kampe të tmerrshme