Tre masa që do mbanin rininë në Shqipëri

Nga Admir Malaj, PHD

1. Dyfishimi i pagave;
2. Përgjysmim i qerave të shtëpive;
3. Ulja 30% e karburantit.

Tre masa që do mbanin rininë në Shqipëri, madje do na sillnin edhe më shumë të rinj nga Evropa.

Si do gjendeshin paratë?
1. Taksim i drejtë mbi pagat dhe fitimet: 30% tatim mbi vlerën 300’000 Lekë në muaj;
2. Taksim i drejtë për pronat: tre-fish taksa mbi apartamentin e gjashtë e në vijim, e mbi çdo apartament ndërtuesi të pashitur;
3. Taksim i drejtë mbi makinat ndotëse: pesë-fish taksa mbi makinat me cilindratë 3.0 e lart.

Ja dhe tre sugjerime të tjera:
1. Taksa të drejta për biznesin: Tre-fish për qendrat tregtare – Ndërsa zero taksa lokale për bizneset familjare në lagje, përveç pastrimit;
2. Taksa të drejta për ndërtimin: Tre-fish për ndërtimet e reja – Ndërsa njohje e shpenzimeve për riparime dhe rikonstruksion, me zbritje nga taksat kombëtare deri në vlerën 50%;
3. Taksa të drejta për ushqimet: Dy – fish për produktet ushqimore jashtë stine dhe të konservuara – Ndërsa zero taksa për produktet me zero kilometër dhe të freskëta, përjashtuar shportën bazike (miell, qumësht etj)