OREKS| Përfitmet e mandarinave në organizëm


Janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine.
Janë të pasura me vitaminë C.
Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kur i konsumojmë tulin na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.
Por lëkura është e fuqishme në uljen e kolesterolit.
Një studim i publikuar në revistën Agrikulturore dhe të kimisë ushqimore në SHBA tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetsore më të fuqishme se vetë lëngu i saj.
Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se pjesa e tulit.
Rekomadohet përdorimi i lëkurës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.
Çajin mund ta bëni lehtësisht duke hequr lëkurat dhe lërini të thahen.
Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.
Dhe më pas të zieni disa prej tyre.
Përfitimiet janë të shumta prandaj mund ti konsumoni si tulin ashtu edhe pjesën e lëkurës.