Në 6 nëntor 1860 Abraham Lincoln u zgjodh president i 16-të i ShBA.

Lincoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, lufta e përgjakshme dhe e moralit të madh, si dhe në krizën e saj më të madhe politike.
Është renditur vazhdimisht nga dijetarët dhe publiku si një nga tre presidentët amerikanë më të mëdhenj.
Ai krijoi një sistem bankar kombëtar ndërsa ishte president. Gjithashtu themeloi Departamentin e Bujqësisë.
– Ishte presidenti i parë që kishte një mjekër.
-Shpesh ruante letra dhe dokumente në kapelen e tij të çuditshme.
– Gjatë luftës civile, presidenti përballoi vështirësi të shumta edhe brenda kabinetit të tij, madje pësoi edhe fatkeqësi familjare. Djali i tij 11 vjeçar, Uilli, vdiq në Shtëpinë e Bardhë.
– Ai nuk konsumonte as alkool dhe as duhan.
– Lincoln ishte presidenti i parë që përdori telegrafin.
– Familja e tij ishte shumë e varfër. Ai lindi në një kabinë druri, dhe gjatë jetës u përball me shumë vështirësi. Madje biznesi i tij dikur falimentoi.
– Para se të largohej nga jeta ai pa vrasjen e tij në ëndërr.

“Gjërat që dua t`i di janë në libra; shoku im më i mire është njeriu i cili do te më sjelle një libër që nuk e kam lexuar”.