Moses: S’jemi kundër rrjetit 5G, Shqipëria e matur dhe e përgjegjshme në këtë proces

Debati për qasjen e Shqipërisë ndaj rrjetit të shpejtë 5G, ka përfshirë edhe ambasadën e SHBA në Tiranë.

Në një reagim në faqen e saj zyrtare në facebok, ambasada kritikon edhe mediet që sipas saj nëpërmjet një gazetarie shkel e shko dhe corientuese kanë shtrembëruar politikën e SHBA mbi rrjetin 5G.

Ambasada saktëson se Amerika mbështet qasjen e përgjegjshme dhe të matur të Shqipërisë karshi rrjetit 5G.

Për ta përforcuar një qëndrim të tillë ambasada risjell në vëmendje fjalën e të ngarkuares me punë në vendin tonë

Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor ku ajo mes të tjerash kishte deklaruar se:

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje.”