Thellohen skandali| Bullgaria me tona të ashpra ndaj Rusisë pas refuzimit të largimit të agjentit rus

Zyra e posaçme e prokurorit bullgar ka siguruar dokumente nga burimi i besuar ku faktohet se në territorin shtetëror bullgar “një shtetas i huaj ka mbledhur informacion të cilësuar sekret shtetëror”. Informacioni I dyshuar është mundësuar nga një shtet tjetër. Është përcaktuar se ai është një punonjës i Ambasadës Ruse në Sofje.
Spiuni është një shtetas rus me kopërturë diplomatike i cili që prej Shtatori i 2018-ës ka kryer aktivitete zbuluese, “duke mbajtur takime të rregullta me shtetas Bullgarë, duke përfshirë një zyrtarë të lartë me akses në informacionet e klasifikuara të Bullgarisë, BE-së dhe NATO-s”.
Zyra e prokurorit beson se qëllimi i takimeve ishte të merrte, për qëllime inteligjence, informacione të tilla duke zgjedhur sekretet shtetërore, duke përfshirë propozimet për të mirat materiale. Është vërtetuar se shtetasi rus ka statusin e një diplomati të akredituar në vendin tonë – sekretar i parë në Ambasadën Ruse në Sofje. Procedurat kriminale janë pezulluar, pasi gëzojnë imunitet nga merita e Konventës së Vjenës, dhe në 25 Tetor 2007, Prokurori i Përgjithshëm Sotir Tsatsarov zyrtarisht njoftoi Ministren e Punëve të Jashtme për zbulimin e procesit hetimor dhe veprimet e prokurorisë.
Pala ruse ka pranuar se agjenti në fjalë është pjesë e Shërbimit të ushtrisë GRU por refuzon që ta largojë atë nga Bullgaria. Kjo është hera e parë në botë që ndodh që të kapet në flagrancë duke cënuar integritetin e një vendi të huaj dhe të refuzohet largimi i tij.
Edhe gjatë luftës së ftohtë në raste të tilla shteti i agjentit e tërhiqte atë nga detyra ndërkohë në 2019 Rusia refuzon dhe shkel me këmbë ligjet/konventat ndërkombëtare që normojnë veprimet diplomatike.
Ekaterina Zaharieva u shpreh se do të aplikohet parimi i reciprocitetit por ky parim nuk është zbatuar nga vetë Rusia në rastin konkret.
Ky nuk është rasti i pari i shkeljeve të rënda të marrëdhënieve diplomatike nga ana e Rusisë por ajo që tërheq vëmendjen është se po kryhet ndaj një vendi mik me Rusinë. Kujtojmë se Bullgaria nuk iu bashkua vendeve që morën masat ndaj sulmit në Salisbury të kryer nga agjentët rus ndaj Sergei Skripal.
Ky është rasti i 8 i zbulimit, dokumentit të aktiviteteve të kundërligjshme të realizuara nga shërbimet sekrete ruse GRU e SVR-së territore të vendeve të UE dhe anëtarëve të NATO-s:
2016- grushti i shtetit në Malin e Zi;
2017, 4 agjentë të GRU arrestohen në Greqi;
2018 Referendumi në Maqedoni-bojkoti i organizuar e mbështetur nga organizata të lidhura e financuara nga Kremlini.
Sulmi me agjente kimik në Salisbury ndaj Sergei Skripal.

Priten zhvillime interesante për këtë rast i cili nuk është bërë publik në median shqiptare.