“Redjan Rraja, Pranon se syzet në makinën e autorëve të atentatit janë të tijat”

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimet që po bëhen ndaj Redjan Rrajës të arrestuar ditën e sotme nga Policia teksa po kalonte kufirin për në Malin e Zi pasi dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Lala tha në një studio televizive se gjurmët e Rrajës u gjetën në një palë syze që ndodheshin në makinën e braktisur nga autorët ndërsa sipas saj, Rraja e ka pranuar se syzet janë të tijat por jo se ka qenë njëri prej autorëve.

“Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur kanë pasur shenja të gishtave të tij. Rraja e ka pranuar që syzet janë të tijat por që është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen,”- tha gazetarja.