Milano| Kulla “Pirelli” solidaritet për Alvin Berishën, dy ditë me mbishkrimin “Free Alvin”

Këshilli Rajonal i Lombardisë ka ndërmarrë një iniciativë në ndihmë të vogëlushit 11-vjeçar shqiptar, Alvin Berisha. Prej mbrëmjes së të hënës, 4 nëntor 2019, kulla “Pirelli” në Milano do të mbajë në fasadën e saj për dy ditë mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).

Alvin Berisha është 10–vjeçari shqiptar i mbetur në kampet e Sirisë. Për herë të parë, rasti i Alvin Berishës të bllokuar në kampin sirian të Al-Hol, pas rekrutimit të nënës së tij në radhët e ISIS, u denoncua nga emisioni italian investigativ “Le Iene”.

Kur ishte në moshën 6-vjeçare Alvin u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë për t`ju bashkuar ISIS-it, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

Propozimi, i parashtruar nga drejtuesi i Forza Italia Gianluca Comazzi, gjeti konsensusin dhe miratimin unanim të Zyrës Presidenciale të Këshillit Rajonal të kryesuar nga Alessandro Fermi. Nisma frymëzohet nga mocioni urgjent për rastin e Alvinit të vogël, të paraqitur nga këshilltarja Forza Italia Paola Romeo më 22 tetor të kaluar dhe u votua unanimisht nga Dhoma.

Dokumenti detyroi Këshillin Rajonal të Lombardisë të nxiste qeverinë kombëtare të krijojë kontakte diplomatike me qeverinë shqiptare për lirimin e 11-vjeçarit.