Komandanti i Forcës Tokësore të NATO gjenerallejtënant John Thomson, vizitë zyrtare në vendin tonë

Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, komandanti i Forcës Tokësore (LANDCOM) të NATO, rezident në Izmir, Turqi, gjenerallejtënant John Thomson.

Pas pritjes me turpërojë nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i LANDCOM, i shoqëruar nga gjeneral brigade Kollçaku dhe atasheu amerikan, kapiten i rangut II, James Hilton, u prit në një takim kortezie nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi.

Më pas, gjenerallejtënant Thomson mori pjesë si “guest speaker”, me kursantët e Akademisë së Forcave të Armatosura, dhe mbajti një kumtesë me temë: “NATO me 70 – vjetorin e saj. Mjedisi i sigurisë sot dhe sfidat për të ardhmen”.

Axhenda e vizitës së komandantit të Forcës Tokësore të NATO gjenerallejtënant John Thomson, vijoi me një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore, ku u prit nga komandanti i Forcës Tokësore të FARSH, gjeneral brigade Albert Mullai, i cili me anë një prezantimi të shkurtër e njohu gjenerallejtënant Thomson me objektivat dhe arritjet më të fundit të Forcës Tokësore të FARSH.