“Zbulohet identiteti i plotë i spiunit rus në Bullgari i cili është kapur në flagrancë në një restorant në Sofie”

“Zbulohet identiteti i plotë i spiunit rus në Bullgari i cili është kapur në flagrancë në një restorant në Sofie duke kryer aktivitete të kundërligjshme të spiunazhit”.

Vladimir Anatoleyvich Rusyaev, i datëlindjes, 12 Korrik 1970 i cili u zbulua duke kryer spiunazh në Sofie duke përdorur si mbulesë diplomatike postin e Sekretarit të Parë të Ambasadës Ruse. Ministri i Jashtëm bullgar, i dha Ambasadorit Rus 72 (shtatëdhjetë e dy) orë kohë, që oficeri i Inteligjencës Ruse të largohet nga Bullgaria, ose përndryshe ai do të deklarohej person non grata.
Prokurorët bullgar kanë dokumentuar aktivitetin se si diplomati rus i quajtur Vladimir Rusyaev, Sekretar i Parë në Ambasadën e Federatës Ruse në Sofie, Bullgari, u identifikua si një agjent me mbulim, antarë i Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), i cili u zbuluar duke kryer spiunazh në Bullgari, në shkelje të Artikullit 104, të Kodit Penal Bullgar.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Rusyaev tentoi të rekrutojë zyrtarë të qeverisë Bullgare si agjentë (spiun), duke i’u kërkuar atyre për t’i siguruar sekrete shtetërore, informacione për sigurinë kombëtare, informacione të Klasifikuara të Natos, si dhe informacione mbi shtete të tjera të papërmendura.
Rusyaev i’u ofroi zyrtarëve të qeverisë shuma të mësha parash në këmbim të spiunazhit dhe i trajnoi ata në fshehtësi, që të mbajnë sekret aktivitetin e spiunazhin për interesa të Federatës Ruse. Oficeri i Inteligjencës Ushtarake Ruse, ka përdorur resorte dhe hotele turistike Bullgare, në operacionet dhe komplotet e tij për të fshehur aktivitetin e tij të spiunazhit.
Autoritetet Bullgare vërtetuan, dokumentuan se Rusyaev ishte një zyrtar i GRU-së, i cili kishte zëvendësuar një tjetër oficer të GRU, të quajtur Alexander Gorenkov.
Shërbimet speciale Bullgare fillimisht u drejtuan tek oficeri i GRU-së, nga hetimi që po i bëhej Nikolai Malinov, kreu i lëvizjes bullgare Rusofile, i cili u arrestua nga autoritetet Bullgare në Shtator 2019, nën akuzën për spiunazh.
Bullgaria ndihet e tradhtuar pasi me Rusinë ka një histori miqësie shekullore. Ky është modeli i ri i marrëdhënieve diplomatike që Rusia po vendos me metodat e shërbimeve sekrete.
Bullgaria dhe Austria kanë qenë viktimat e fundit të sulmeve të aktiviteteve të spiunazhit rus, vende të cilat konsideroheshin si miq dhe shumë të afërt me Kremlinin.
Në gusht të 2018 ri-kujtomë se Presidenti Putin mori pjesë në martesën e Kancellarit të Austrisë por kjo nuk e përjashtoi Austrinë nga sulmet operacioneve të shërbimeve sekrete ruse. Në Shtator 2018 u arrestua në flagrancë ish Koloneli austriak i cili kishte 15 vite që spiunonte për interesa të Rusisë.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se asnjë vend nuk është imun ndaj sulmeve hibride Ruse dhe se për Rusinë nuk kanë rëndësi miqësitë apo marrëdhënieve paqësore ndërmjet shteteve kur vjen puna për të kryer aktivitete të jashtëligjshme.