Facebook ka nisur përdorimin e monedhës virtuale, Libra

Prej datës 1 nëntor kjo monedhë mund të përdoret në të gjitha shit-blerjet që kryhen përmes medias sociale më të madhe të globit, duke zëvendësuar kështu Dollarin, Euron dhe Paundin.

Libra përdor të njëjtin parim gjenerues si monedhat e tjera virtuale që qarkullojnë deri tani në internet si Bitcoin.
Ajo mund të blihet përmes aplikacionit në internet Calibra, që shërben si portofol virtual edhe në vendin tonë mund të blihet online.
Një monedhë e tillë ka aktualisht një vlerë prej rreth 0.3 Lekësh. Por vlera e saj pritet të rritet me rritjen e kërkesës për blerje ashtu si ndodhi edhe me Bitcoinin, që doli në treg në vitin 2009 dhe që kishte afërsisht të njëjtën vlerë që ka sot Libra. Por 1 Bitcoin sot këmbehet me mbi 9 mijë Dollarë.
Megjithatë monedhat virtuale janë cilësuar si të rrezikshme dhe të paparashikueshme për shkak të luhatjeve të theksuara në vlerë.
Këtë shqetësim e ka ngritur në Twitter edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili bëri thirrje të mos u bësohet monedhave virtuale.