Këlcyra-Maliqi, ndeshja që u kthye në boks, futbollistit përfundon në spital

Incidenti I rëndë në ndeshjen e kategorisë të dytë Këlcyra-Maliqi, ku u dhunua fizikisht dhe u dërgua në spital me thyerje nofulle futbollisti Arlind Xaka shënon një rast dhune të patolerueshëm.

Egki Malësia,tranjeri i Maliqit, e përmbledh këtë dhunë me urimin që lojtarët e drejtuar prej tij shpëtuan gjallë. ‘Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këcyrës, gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër’, deklaroi Malësia.

Sipas tij, jeta e lojtarëve ishte në rrezik. Trajneri që ndien përgjegjësitë e tij për lojtarët, pohoi se
falenderon Zotin që dolën gjallë nga fusha e Këlcyrës. ‘Në kushte të tilla dhune fizike e psikologjike, vetëm për futboll nuk bëhet fjalë më’ u shpreh më tej Malësia.

Ai theksoi se me lojtare te gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën nuk mund të luhet futboll. ‘Sot në ndeshjen me Këlcyrën një prej futbollistëve i është rrezikuar jeta.Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë’ apeloi trajneri I Maliqit Egli Malësia.