FOTO e rëndë: Protestuesi i kafshon veshin politikanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hong Kong ku një protestues i ka kafshuar veshin një politikani lokal.
Agresori, i cili mbante edhe një thikë, ka shkaktuar panik , ndërsa konflikti brutal u zhvillua jashtë një qendre tregtare. Mësohet se politikani i lënduar është Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë. Ndërkohë turma i doli në mbrojtje politikanit, pasi u hodh në kundërsulm ndaj agresorit.

Nga përleshja mbeten të plagosur gjashtë persona, ndërsa 3 të tjerë u arrestuan. Prej kohësh, Hong Kongu po përballet me protesta të dhunshme.