Plakja e pashmangshme!

Nga Selim Kurti
__________
E thonë matematikanët e Universitetit të Arizonës: nuk mund ta ndalojmë plakjen, përveçse duke gjetur një mekanizëm të përzgjedhjes së përsosur midis organizmave. Por kjo ngjan si utopi!

Teorikisht, përjetësia do të ishte e mundur vetëm nëse qelizat e shëndetshme konkurojnë me të plakurat, duke i skarcuar ato.

Dy janë shenjat e plakjes së organizmit: disa qeliza ngadalësojnë shpejtësinë, derisa “fiken”, ndërsa disa të tjera – qelizat kanceroze – humbasin frenat e ndarjes dhe riprodhohen pa pushim.

Ja rrethi vicioz: po të hiqnim nga “rruga” qelizat plaka, kancerozet do bëheshin të plotpushtetshme. Po të çliroheshim nga këto të fundit, qelizat e plakura do bënin ligjin.

Heqja qafe e të dyjave njëkohësisht, do të ishte një mrekulli, por – thonë shkencëtarët – praktikisht e pamundur.
Sot për sot, të paktën. Ndonjëherë, kushedi!
Deri atëherë, le t’i dorëzohemi fatit! Si të jetë “shkruar”!