Ju tregoj pse Shteti shqiptar ka prekur fundin istitucionalisht, edhe moralisht


Nga Eva Idrizllari

Ish gjykatesi italian, Paolo Borsellino, i vrare ne nje atentat nga mafia, gjate punes se tij me perkushtim si nje misionar i vertete i Drejtesise ne luften kunder mafias italiane, thoshte:

“Politika dhe Mafia jane dy fuqi qe jetojne mbi kontrollin e te njejtit territor: ose bejne lufte ose bien dakord.”

Ju referova kesaj thenie te ish-gjykatesit italian, duke marre shkas nga atentati i djeshem mafioz kunder nje prokurori dhe personave qe e shoqeronin. Vetem se dua te specifikoj nje fakt qe ben dhe nje dallim esencial: gjykatesi Borsellino nuk kishte maredhenie shoqerore me njerez te inkriminuar. Ai ishte praktikisht nje misionar i sinqerte, luajal dhe i vertete i Drejtesise.

Krimi i djeshem ne Durres deshmoi qartazi qe shteti shqiptar ka prekur fundin istitucionalisht, edhe moralisht.
Nje shtet ka prekur fundin e tij, kur drejtuesi i vete shtetit sulmon nje prokuror qe arreston keqberesit, dhe kur i njejti prokuror nderkohe mban maredhenie me njerez te inkriminuar.

Politika dhe Media nese do vazhdojne te mbajne qendrime te njeanshme (thjesht mbi interesa cinike kundershtaresh) dhe jo korrekte, mbi transparencen e te vertetave te realitetit kriminal shqiptar ne institucionet qeverisese dhe te drejtesise, atehere shteti ne çdo kohe, gjithmone, do jete ne partneritet me kriminelet e tij.

Partite shqiptare duhet te pastrohen ne rrenje nga klientelizmi kriminal.
Krimi i djeshem ishte nje rast oportun edhe i shpalosjes se qendrimeve politike, ku shqiptaret kuptuan edhe moralitetin e vertete te politikes shqiptare, se sa e sinqerte eshte ne luften pa dallim ndaj krimit ne Shqiperi.