Si të veprojmë për ti mbrojtur fëmijët nga simptomat e ftohtit dhe gripit në stinën e dimrit

Dietologe/Nutriciste – Ajshe Leka

Tani që jemi në stinën e vjeshtës dhe së shpejti do të jemi dhe në stinën e dimrit, është e rëndësishme që të përdorim disa strategji, për të forcuar sistemin imunitar të fëmijës tuaj.

1.Shmangni antibiotikët përveç nëse është absolutisht e nevojshme

Qëllimi i antibiotikëve është të shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë infeksione, dhe nganjëherë ato janë shpëtuese. Por në anën tjetër antibiotikët jo vetëm që fshijnë bakteret patogjene, por varfërojnë bakteret e dobishme në mikrobiomën e zorrëve.

2.Shërbeni femijën tuaj me më shumë ushqime të pasura me probiotik

Filloni stinën e vjeshtes duke rezervuar baktere të mira në zorrë. Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë këtë është të shërbeni më shumë ushqime të pasura me probiotikë për të gjithë familjen. Duke filluar nga vera, ofroni ushqime të fermentuara si lakër turshi ose kefir ,jogurtët apo kos me yndyre të ulët, të përziera me fruta të freskëta të copëtuara ose pure.

3.Rregulloni orarin e gjumit të femiut në fillim të stinës se vjeshtës

Vera mund të jetë një stinë e vështirë për të vendosur një gjumë të rregullt, por ndërsa afrohet vjeshta, riëvendosja e një orari të gjumit me një orar të caktuar të gjumit dhe koha e zgjimit mund të ndihmoj që të jenë më të përgaditur për të luftuar nga gjendjet gripoze në stinën e vjeshtës dhe të dimrit. Shumica e fëmijëve kanë nevojë për 10 deri në 14 orë gjumë të pandërprerë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm në mënyrë optimale, dhe që do të jenë më të përgatitur për të luftuar kundër mikrobeve që vijnë në rrugën e tyre.

4.Zëvendësoni konsumimin e ëmbëlsirave me fruta

Ëmbelsirat gjithmone adhurohen nga femijët,por përmbajtja e tyre me sheqer i ushqen bakteret patogjene të cilat e luftojn sistemin imunitar të fëmiut.
Prandaj nxiteni fëmijën tuaj që të konsumoj fruta në vend të embëlsirave, ose të paktën ëmbëlsirat e bëra me ëmbëlsues natyralë si stevia dhe fruta të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë për ëmbëlsirë, si portokall dhe boronica.

5.Jepuni fëmijëve tuaj forcë imuniteti duke konsumuar kulloshtrën

Fëmijët me gji shpesh janë më të shëndetshëm dhe me më pak alergji, për shkak të antitrupave mbrojtës, forcues të imunitetit që gjenden në kulloshtër ë “qumështi i parë” ,nga gjiri i nënës. Por fëmijët më të rritur mund të përfitojnë nga kjo substancë e pasur me antitrupa nga lopët dhe dhitë e ushqyera me bar, të disponueshme në një formë të dobishme me pluhur. Perdoreni në smothi, ujë, lëngje, dhe madje edhe kefir.

6.Inkurajoni fëmijët tuaj për aktivitete fizike

Vera është një stine mjaft e përshtatshme për të luajtur në natyrë, por kjo nuk do të thot se duhet të mbaroj vetëm sepse jemi në stinen e vjeshtës dhe dimrit. Inkurajoni fëmijët tuaj të jenë sa më shumë që të jetë e mundur aktiv gjatë gjithë vitit(lojera ne natyre,shetitje familjare),dhe jo vetëm për stërvitjen dhe ajrin e freskët, por edhe për vitaminë D,e cila mirret dhe përmes rrezeve të diellit. Trupi thith rrezet e diellit duke përdorur kolesterolin për ta shndërruar atë në një formë të përdorshme të vitaminës D , dhe çdo qelizë e vetme në trupin tuaj kërkon veçanërisht vitaminën D – per sistemin tuaj imunitar në veçanti.

7.Pasuroni menynë ditore të fëmiut me fruta dhe perime

Sigurisht që të gjithë e dimë se duhet të hamë pemë dhe perime,një arsye e mirë është se ja të pasura me vitamina dhe minerale te cilat perpos funksioneve tjera ato ndihmojn dhe detoksifikimin. Perimet e pasura me squfur si lakra e brukselit dhe brokoli, si dhe zarzavatet me gjethe të errëta si kale dhe spinaq, janë të ngarkuara me vitaminat B,të cilat mund të ndihmojnë për të fuqizuar aftësinë e fëmijës tuaj për të përpunuar në mënyrë të sigurt dhe eliminuar gjithçka nga ekspozimi i ndotjes kimike.

8.Të zgjedhim disa nga ushqimet për të rritur sistemin imunitar

Tërshëra dhe elbi janë të pasura me fibra të tretshme, veçanërisht ai i quajtur betaëglukan. Ky lloj i fibrave ka cilësi antiëmikrobike dhe antioksiduese, të cilat ndihmojnë sistemin tuaj imunitar të ju mbrojë nga gripi dhe sëmundjet e tjera. Për të forcuar sistemin imunitar të fëmijëve tuaj, shtoni hudhër në recetat tuaja rregullisht, nëse është e mundur.
Bajamet jo vetëm që janë një centrale ushqyese plot proteina, fibra, kalium, yndyrë të shëndetshme dhe më shumë, por ato gjithashtu përmbajnë ushqime si niacin dhe riboflavin — B vitaminë që mund të ndihmojnë në largimin e efekteve negative të stresit , duke rritur sistemin imunitar.
Acidet yndyrore Omega 3 që gjenden tek peshqit me vaj si salmon, trofta, halibuti dhe tuna që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Omega 3 gjithashtu ul inflamacionin, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen e mushkërive të fëmijëve nga infeksioni dhe ftohja.
Dhe pse jo dhe supe pule e kombinuar me kerpudha,patate e embel,hudher,karrot dhe brokoli
supa e pulës në të vërtetë ka veti anti inflamatore ndihmon për të lehtësuar ftohjen dhe gripin.