Basha: Rama i dorëzoi pushtetin krimit, zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme

Për kreun e PD, Lulzim Basha rasti i fundit i Agim Kajmakut vërtetoi se skema e Ramës është që t’i dorëzojë pushtetin krimit.

Në një komunikim me gazetarët, Basha tha se kjo është një turp, jo vetëm për PS që nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, por edhe një turp për shqiptarët.

Basha: Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës është pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Është poshtërim për PS nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, por nxjerr llumin e llumit, por është edhe poshtërim për shqiptarët të cilët shkëlqejnë në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminele që e kanë vendin në burg. Për këdo që ka patur dyshime se 2013, 2015, 207 apo 2019 ka qenë rastësi tani i ka të gjitha provat se kjo ka qenë skemë e mirëmënduar për ti dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin.

Zgjidhja e vetme tha Basha janë zgjedhjet e parakohshme.

Basha: Zgjidhja e vetme është që t’ja kthejmë qeverisjen shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre