Përse Qirje Rama vizitoi Greqinë?

Në nëntorin 2016 Edi Rama u përplas me një interpelancë të nisur nga tre deputetë (Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Ben Blushi). Asokohe teza “zero probeleme me fqinjët” që ishte marrë mot a mot nga ideologu i politikës së jashtme turke, zoti Davutogllu, për t’u keqpërdorur nga Rama kish krijaur probleme me fiqnjin jugor. Greqia e qeverisur nga Tsipras kishte shqetësime të tjera nga ku mund të veçohej problemi me kreditorët e BE-së e veçanërisht Gjermaninë. Ndërkohë që Rama e konsideronte veten shumë më lartë se sa Tsipras, aq sa gazetarët e sponsorizuar prej tij (në të gjitha mënyrat) evokonin Ramën si liderin e Ballkanit.

Në përgjigjen e gjatë të Ramës të titulluar nga Fuga “Rama i përgjigjet Athinës e Dules: Himara shqiptare. Hiqni ligjin e Luftës” (mund ta dëgjoni këtu https://www.youtube.com/watch?v=kWL9fcB0ckI) Rama nënvizon një sërë kritikash me një ton nacionalist. Aq i madh ishte mllefi i Ramës saqë në kulmin e debatit për prishjen e Kishës së “Shën Thanasit” ai postoi një foto provokuese në FB duke paraqitur tezën se në Athinë flitej shqip. Këtë tezë e përforcoi në kuvend pasi mori si përgjigje shkrime nga gazetat nacionaliste greke duke u shfajsuar si më poshte

Apo mos nuk u erdhi mirë që lexuan aty se  në Athinën e asaj kohe flitej kryesisht shqip, c’ka nuk e them unë, por nuk ka historian serioz që nuk e shkruan, për mua është mësim i bukur historie për ne, shqiptarët dhe grekët e sotëm që duhet të ndihemi më mirë nën cdo dritë afruese të fqinjësisë sonë dhe shembujve të panumërt të shqiptarëve dhe grekëve që kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Pjesë e kësaj ligjërate të gjatë sa një pjesë e ndeshjes së futbollit ishte dhe kritika e ashpër e Ramës për Ligjin e Luftës, të cilin ai asokohe e konsideroi një “dordolec”. Qartazi propaganda dhe gjithë mjetet e saj angazhuan një seri shkrimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale dhe mediat për të ngritur lartë figurën nacionaliste të Ramës. Gjithnjë e më shumë i fryhej zjarrit të propagandës edhe kur Ambasadori grek në Shqipëri takonte ish-ambasadorin Amerikan, Lu, duke i shprehur shqetësimin për “Ligjin e Investimeve Strategjike”.

Shumë u rrekën të lidhnin këtë fuqi të Ramës duke rënë në grackën e përgatitur nga INstituti i Manipulimit të Mendimit (IMM), drejtori i së cilës kish shpërndarë teza të qarta si dhe hartën se si duhej vazhduar biseda. Mishi i nacionalizmit ishte lëshuar ndër shqiptarë ndërsa të tjerë hodhën tezën se është Merkel e cila i ka garantuar Ramës çeljen e negociatave ndonëse Shqipëria kishte marrëdhënie jo fort të këndshme me Greqinë dhe kjo e fundit mund të vendoste veton.

Kryeministri nuk u shqetësua në fakt as kur Greqia i vendosi kushtin e pronave në vitin 2018, por u ankua vetëm për kritikat e Krischbaum. Qartazi diçka tjetër fshihej në këtë përbuzje të kryeministrit Rama karshi qirje Tsipras dhe Greqisë të cilën e vizitonte privatisht gjatë pushimeve.

Busulla e re

Për të kuptuar vizitën e Ramës në Greqi dhe gjunjëzimin e tij deri në kollare, duhet të kthehemi në fillim tetori 2019. Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, do të vizitonte Greqinë dhe do të jepte një intervistë ku do të nënvizonte jo vetëm dëshirën për të bashkëpunuar me kryeministrin Mitsotakis por edhe shtrirjen e bizneseve amerikane në SHBA. Vetë kryeministri i Greqisë u prit me shumë kënaqësi nga prestigjozet amerikane ku e mirënjohura ËSJ i dedikoi disa shkrime dhe dy editoriale politikave të tij fiskale.

Por, Pompeo në vizitën e tij kishte rezervuar një tjetër as nën mëngë duke përcaktuar tanimë Greqinë si prijësen e rajonit të Ballkanit. Qartazi politika e DASH (që nisi që me Ëess Mitchell) nisi zhvendosjen e qendrës së gravitetit nga Stambolli drejt Athinës. Një lëvizje që po përforcohet këto muaj dhe që kulmoi me vizitën e Pompeo dhe takimin e tij me kryeminsitrin dhe ministrin e jashtëm grek.

Ajo çfarë IMM dhe shefi i saj fshehin në lajmet e kravatës që mahniti grekët është pikërisht ky gjunjëzim. Një farë parapërgatitje për tolerimet e vazhdueshme që mund të bëj Rama pasi tanimë boshti orientues i SHBA në rajon është Greqia dhe jo Turqia. Buzëqeshja që zoti Rama i ofroi qirje Mitsotakisit ishte një buzëqeshje vasali që duket se ka ofruar tolerimet e rastit për shefin lokal.