Problemi me ndotjen në Tiranë perceptohet nga dy shtresa të popullatës


Nga Adela Radovani

Problemi me ndotjen në Tiranë perceptohet nga dy shtresa të popullatës.

Ata që e vuajnë dhe që thonë se është ashtu siç është etiketohen si negativë, nuk e shohin të mirën se janë ashtu. Negativë. Me PD-në. Nuk duan progresin.

Ata që nuk e vuajnë se jetojnë në Surrel, Linzë, Lundër, Kodër Dielli, Kodër Prifti. Këta e kanë në terezi.

Tani, puna është a duhet zgjidhur ky hall i madh, apo nuk duhet zgjidhur. Të gjithë biem në një mendje se po, e mira është të zgjidhet se ai kanceri, ke parasysh, hall i madh, meqë dhe shëndetësinë e kemi blozë. Arsyeja pse nuk zgjidhet është se në pushtet janë të dytët dhe jo të parët. Pushteti është në grusht duarsh dhe jo i hapur. Mos ta harrojmë, kryebashkiaku rrethohet VETËM me këshilltarë të një partie, disa prej të cilëve ca sahanlëpirës me mjekërra me llak dhe tulla të shkëlqyeshme që kanë marrë një kockë e deri dje, hanin paçe dhe zorrë të mbushura në mëngjesore.