OREKS| Përfitimet shëndetësore të konsumimit të hurmave.

Hurmat kultivohen anembanë Shqipërisë, veçanërisht në Berat, Përmet, Elbasan, Pogradec, por edhe në Lezhë e Tiranë.
Emri botanik i hurmave është Diospyros që përkthehet “Fruti i Perëndive”.

Hurmat vijnë në varietete të ndryshne, i gjeni në ngjyrë të verdhë deri tek ngjyra gështenjë. Kanë forma dhe variante të rrumbullakëta, por asnjëherë njësoj.
Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore. Janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë. Ato përmbajnë ujë me shumicë , por edhe fibra, vitamina dhe kripëra minerale. Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen. Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.
Hurmat që janë xhelatinoze në natyrë mund të shërbehen edhe majë ëmbëlsirave në formën e shurupit.
Një kompani prodhuese birrash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ringjall recetën e birrës së hurmës, e cila është zhdukur prej plot 300 vitesh. Kjo recetë i përket atyre kohërave kur njerëzit nuk pinin ujë për t’u freskuar. Kjo për shkak të papastërtive dhe pinin birrë në vend të tij që prodhohej nga fermentimi i hurmave. Birra e hurmës në kohët moderne përmban vetëm 3% alkol ndaj shumë njerëz mund ta konsumojnë.