Lëvizshmëria në Tiranë vetëm përkeqsohet, e bashkë me të edhe cilësia e ajrit

Lëvizshmëria në Tiranë vetëm përkeqsohet, e bashkë me të edhe cilësia e ajrit. Të të duhet të shkosh nga njëri skaj i qytetit tek tjetri është një ndërmarrje spartane. Duhen 36 minuta për të përshkuar një distancë prej 8 km midis Kombinatit dhe Kinostudios me makinë, pra lëvizet me 13.3 km/h (koha është shumë më keq me urban). Shpejtësi mesjetare.
Mungesa e lëvizshmërisë ama, nuk është shaka në kryeqytet. Iniciativa biznesi po dështojnë sepse trafiku i Tiranës është makth, lidhjet familjare dhe shoqërore vuajnë, shëndeti i të gjithëve vuan. Të zë frika të kesh një takim diku pasi të shkosh e të vish merr gjysmën e ditës (e kam fjalën për ne që nuk kemi shoferë dhe makina zyrtare). Transporti publik nuk është një luks por një urgjencë. Gjithçka tjetër është kozmetikë para këtij kolapsi që na kushton kohë, para dhe shëndetin.

Ndërkohë Lali Eri fiton çmime të OKB…