Albin Kurti rrezikohet nga një sëmundje e rëndë


Nga Lavdrim Lita

Kreu i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti rrezikohet nga një sëmundje e rëndë. Është e njëjta sëmundje që prek regjizorët, aktorët dhe spikërat e lajmeve: rrezatimi i tëpërt ndaj kameras! Është një sëmundje profesionale.

Nuk është vetëm perceptim gazetaresk i daljeve të shumta të zotit Kurti në lidhje drejtpërdrejt. Ka edhe të dhëna.

Albin Kurti ka dhënë intervista kohët e fundit për Zërin e Amerikës, RTSH, TV Klan, Top Channel, Vizion Plus, Oranews, News24, FaxNews, Abcnews, Syri.net, etj.

Sikur të mos mjaftonte dalja, ka pirë verë edhe me analistët e banaqeve të TV të Tiranës. Dhe këtu nuk rënditëm intervista për Tv e Kosovës, Serbisë, e rajonit dhe as të Oksidentit.

Nevoja e Albin Kurtit për tu dukur normal, pa axhenda të fshehta, pa supriza, me letra të hapura, të lexueshëm nga ndëkombëtarët e kanë shtyrë Albin Kurtin ti afrohet minutazhit të Edi Ramës, Zelenskyt në Ukrahinë, apo dikur Fidel Kastros – Akoma pa u bërë kryeministër.

Përmes ekranit të vogël të televizorit, Albin Kurti ka hyrë në shtëpitë tona duke kaluar përmes kuzhinës, dhomës së ndenjes apo dhe dhomës së gjumit e duke përhapur kështu aromën e ndikimin e tij retorik.