VIDEO| Trupi i pajete i burrit te hedhur nga makina te Ura e Dajlanit

Trupi i pajetë i një burri hidhet nga furgoni në mes të rrethrrotullimit, te Ura e Dajlanit.

Në videon e siguruar nga A2, shihet se personi i pajetë hidhet në mes të rrethrrotullimit nga një mjet tip furgon në ecje. Sapo mjeti futet në rrethrrotullim ngadalëson shpejtësinë dhe më pas prej tij del trupi i pajetë, ndërkohë më pas vazhdon rrugën në drejtim të Portit të Durrësit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj si dhe identifikimin e personit të seksit mashkull që është hedhur i pajetë në mes të rrugës. Paraprakisht policia dyshon se viktima është vrarë dhe është hedhur në mes të rrugës për të fshehur gjyrmët sepse në trup ka shenja dhune por dhe ka qenë pa bluzë e këpucë.