…spontanitet..

Astrit Lulushi

Gjërat që njeriu dëshiron janë nga më të ndryshme: admirimi, afeksioni, pozita, siguria, lehtësia, ecja për energji, janë ndër më të zakonshme e të motivuara; ato nuk prekin ndryshimin mes njerit dhe tjetrit. Deri këtu njerëzit janë të gjithë njē lloj.
Por janë aktet e pa planifikuara ose impulsive ose spontane ato që e bëjnë një shoqëri të lëvizë, kur dikush papritmas dëshiron t’i bëjë ato. Pa impuls asgjë s’do të kishte, as mendimi nuk do të vinte, çdo gjë do të ishte e vdekur.
Nëse viziton një kopësht zoologjik, shpesh njeriu hutohet nga fakti që të gjitha lëvizjet e një kafshe, shpend a diçka tjetër, kanë cilësi të përbashkëta dhe është e pamundur të thuhet se cila është e zakonshme. Dhe njeriu megjithatë mendon se çdo gjë që bën një kafshë është lloji i gjërave që ai pret që kafsha të bëjë. Por nuk është ashtu. Kjo cilësi e parashikueshme dhe njëkohësisht e papërcaktueshme përbën individualitetin e kafshës dhe lind kënaqësinë që njeriu ndjen në shikimin e veprimeve të saj.
Në një qenie njerëzore, me kusht që të mos jetë rënduar nga hallkat ekonomike apo shtypja qeveritare, ekziston i njëjti lloj individualiteti, diçka e veçantë, pa të cilën asnjë njeri nuk mund të arrijë shumë, ose të ruajë dinjitetin e plotë, të cilin e fiton që në lindje. Është ky individualitet dallues që dashurohet nga artisti, qoftë piktor apo shkrimtar. Vetë artisti, dhe njeriu që është krijues pa marrë parasysh çfarë drejtimi, është ngritur mbi mesataren. Nxitja, për të ruajtur dhe forcuar këtë impuls, i cili krijon individualitetin, duhet të jetë objekti kryesor i të gjitha institucioneve të një vendi. Çdo shoqëri që shtyp cilësi të tilla, qoftë qëllimisht, ose rastësisht i shpërfill, së shpejti bëhet pa shpresë për përparim, pa ndonjë qëllim në vetëvete dhe sigurisht, plotësisht pa jetë.