Laura Skënderas: Të rinjtë shqiptarë përballë së drejtës për arsimim

Nga Laura Skenderas

Në kushtet e një rrjetëzimi global të marrëdhënive sociale ,ekonomike e kulturore ,padyshim që dinamizmi I kësaj shfaqjeje ka hequr barrierat ekzistuese të imponuara nga kufijtë gjeo -politikë duke krijuar haptazi mundësitë për të ndjekur modele për ameliorimin e situatës faktike të çdo shteti. Këtu nuk nënkuptoj vetëm situatën ekonomiko-politike ,por së shumti vendos në fokus situatën që përfshin statusin e një kategorie që gëzon privilegjin e avenirit të vendit : TË RINJTË. Në gjithë amalgamën e ndryshimeve që po përjeton Shqipëria , prima facia duket se të rinjtë ndikojnë pak ose aspak në procesin vendimarrës ,jo vetëm atë qëndror e vendor ,por veçanërisht atë akademik. Megjithatë ,pa u ndikuar nga situata e faktit, reagimet nga ana e instancave janë ende në nivele që nuk kalojnë fillestaret. Ngase mungojnë politikat për ingranimin e këtij mekanizmi në qeverisje ; ngase mungon interesi I të rinjve për të ndryshuar diçka në sistemin arsimor apo ngase mundësitë që vetë institucionet akademike u japin integrimit në sistemin e tyre të novacioneve me burim vetë studentin janë të pakta? Më e rëndësishmja ,cila është qasja që I bëhet këtij “fenomeni” dhe nëse midis gjithësisë së këtyre elementëve ka koherencë ,çfarë hapash mund të ndermerren për ndryshim?
Së pari, po ndalem te burimi I “fenomenit ” të lobimit të të rinjve për reformim në arsim . Është shprehimisht e përcaktuar dhe njëherazi e njohur e drejta për arsimim në çdo nivel të tij, e kushtëzuar vetëm se nga kritere aftësie ,si një liri themelore me rëndësi universale e njohur po ashtu edhe nga KEDNJ. Megjithatë,duket se sot ka një hendek midis promulgimit de jure që I bëhet kësaj të drejte dhe masave për realizimin e saj de facto. Përse e them këtë ? Momentalisht në një periudhë tranzitore për arsimin, do të thoja sa I takon reformës në arsimin e lartë ex officio ,ky I fundit po priret të rrisë numrin e studentëve në auditore. Mjaft pozitive kjo qasje për të rinjtë e po aq për vendin. Por në një vështrim a contrario me këtë situatë ,gjendet pjesa tjetër e të rinjve ,e gjithë atyre që për motive ekonomike apo sociale ,privohen nga vazhdimi i studimeve universitare . Në këtë moment natyrshëm lind pyetja : Cila është ndërhyrja aktive dhe efektive e shtetit për rastin në fjalë? Këtu do të ndalem për të shqyrtuar më thellësisht situatën . Gjithë të rinjtë që për arsyet e përligjura të mësipërme shfaqin pamundësi objektive të vazhdojnë studimet ,politikat sociale shtetërore u financojnë një buxhet periodik. Por a është kjo mjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve dhe tarifës shkollore e substraktit të teksteve? Dhe cila është kostoja oportune e studentit? Në këtë situatë çdo I ri apo e re tërhiqet . Si një reaksion zinxhir dalim në problematikën primar: tarifen shkollore. Pavarësisht faktit se sipas legjislatorit konsiderohet proporcionale de facto nuk konstatohet e tillë. Andaj zgjidhja racionale do të ishte arsimi I lartë publik falas. Por kjo në kondicionet ekonomike të vendit tonë për momentin do të konsiderohej utopi , ndaj zgjidhja më pragmatiste do të konsiderohej ulja e tarifave së paku në 70% të shumës aktuale të tyre. Qëlimi I kësaj lëvizjeje? Realizimi I objektivit social të shtetit për të siguruar mundësi dhe kushte të barabarta për të gjithë. E po kaq kritike paraqitet situata edhe për studentët të cilët I përkasin komuniteteve etnike në vendin tonë .
Së dyti,do të doja të ndalem te kualiteti I zhvillimit të procesit akademik.” Sekreti I arsimit qëndron në dëgjimin e studentit” do të thoshte Emerson. Po kështu duhet interpretuar edhe sot funksionimi I fakulteteve . Një eko e shfaqjes dhe dëgjimit të zërit të studentit. Në auditoret tona sot,pavarësisht punës së profesorëve ,procesi akademik është një marrëdhënie e thjeshtë e riprodhimit të informacionit të marrë,duke e lënë kështu në hije mendimin kritik a vlerësues të studentit dhe në fund ajo që ka rëndësi qëndrimin e tij përballë çështjes. Të nesërmen studentët e së sotmes do të jenë profesionistët e diplomuar që “falë ” metodave të studimit do të konsiderojnë pak ose aspak teorinë e mësuar për vite. Pse? Sepse aktualisht ndihet në programet akademike mungesa e prioritetit ndaj vënies në zbatim të njohurive të mara ,ku zbatimi i vetëm i tyre është një testim final. Me ketë metodë studentët kthehen në asgjë më shumë se një mekanizëm ripërsëritës ,me mungesë të theksuar vetëanalizimi. Mungesa e kërkimeve shkencore të vetë studentëve është po aq shqetësuese ,pasi dinamika e zhvillimeve në gjithë korpusin e fushave të jetës është gjithnjë në proces dialektike . Kjo vjen si shkak i mungesës së financimeve nga ana e qeverisjes dhe po aq nga mungesa e orientimit . Në një rast hipotetik, nëse studentët shqiptarë do të vetëinicionin programe të tilla , universitetet simotra në gjithë botën mund të kishin si referim këto unë kërkimore. Për analogji mund të marrim shtete të tjera të Ballkanit të cilat në thuajse të njëjtat kondita, kanë zhvilluar një praktikë të tillë. Mungesa e debateve konstruktive,punëve kërkimore dhe shkembimeve të mendimeve është hendeku që ndan studentin shqiptar nga Europa. Sikurse mungesa e programeve në gjuhën angleze në universitetet tona përbën ngërç për vetë duke marrë në konsideratë faktin se ne aplikojmë programet Erasmus dhe së shpejti projektojmë vizualisht antarësimin në unionin evropian. Në kushte të tilla e ardhmja parasheh probleme. E të gjitha në mënyrë kumulative synojnë një objektiv të përbashkët : përmirësimin e cilësisë së të mësuarit në mënyrë akademike. Studentë më të përgatitur do të thotë qëndrueshmëri politike e juridike ,e kjo përkthehet mot à mot në qëndrueshmëri prioritare të shoqërisë dhe mirëqënie të saj .
Parashtrimi I problemeve bashkëkerkon edhe analizimin e mundësive. E para prej nga duhet të fillohet është vetë studenti si subjekt i këtyrI dinamikave. Ndikimi I tij në qeverisje është më tepër se thjesht fundamental . Ai mund ta bëjë këtë me anën e grupeve të interesit, në momentet kur kryefjala e ditës për legjislativin është arsimi , duke shfaqur interesat e veta dhe duke dhënë mundësi alternative. Monovrat e korridoreve janë një prej rrugëzgjidhjeve të përdorura gjerësisht nga Evropa dhe pse jo integrimi në shoqërinë shqiptare me qëllim përmirësimin e arsimit ,do të ishte i frytshëm. Duke qenë se synimi ynë primar është BE-ja ,duhet të kujdesemi që ne si breza të rinj të fokusohemi te procesi i edukmit më tepër se ai i mësimit të gjithçkaje par couer . Investimi në edukim nuk nënkupton vetëm atë financiar ,por edhe atë me vizione futuriste që qëllimet të kthehen në objektiva e objektivat në realizime ,si rruga më e sigurt për tu integruar me ritme të akseleruara. Jo vetëm pjesëmarrja në seancat e dëgjimit me grupet e interesit,por edhe aktivizimi në këshillat bashkiakë për të dëgjuar se çfarë konkretisht ka nevojë shoqëria paraqet rëndësi. Kjo ngase të rinjtë kanë kontrubutin që të sjellin një revolucion të tretë ,këtë herë në arsim , kontribut që është i çmuar dhe thelbësor nga rëndësia. Shoqëria ka nevojë për të rinjtë ,studentët po aq sa këto kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. E më e rëndëshishmja ,studentët kanë nevoja të kapërcejnë sfidat e çdo dite në fakultete ,të nderrmarrin nisma e të bëhen mekanizmi lëvizës I këtij vendi,të kërkojnë që zëri I tyre të dëgjohet për një të ardhme më të mirë të vendit.