Zbulohet arsyeja pse Rama nuk do zgjedhje të parakohshme, sondazhet e nxjerrin në 25 %. PD në 34%

Pas refuzimit të BE për çeljen negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetëm kryeministri Zaev ka marrë përgjegjësinë si shtetar, ndërsa Edi Rama po tenton të manipulojë opinionin publik me thënie të nxjerra nga konteksti.

Në një kohë që vendi ynë ka hyrë në një krizë të thellë politike, ku palët janë shumë larg njëra-tjetrës, në zyrat e partive është dorëzuar pak ditë më parë një sondazh i realizuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë, e cila ka pajtuar një kompani të njohur sondazhesh.

Sipas sondazhit Partia Socialiste ka pësuar një rënie të ndjeshme (25 %), nëse i krahasojmë me zgjedhjet e fundit të 30 qershorit dhe duket se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot do të triumfonte elektorati gri.

Burime për faktor.al bëjnë me dije se janë mbi 25% e popullsisë që nuk dëshirojnë të votojnë asnjë parti.

Partia Demokratike ka pësuar një rritje të dukshme, tek 34 %.

Ndërkohë që dhe LSI ka pësuar një rënie të ndjeshme, pasi sipas sondazhit të kryer arrin të marrë vetëm 11 % të votave.

Kujtojmë që zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë zhvilluar në vitin 2017, në të cilat Partia Socialiste arriti që të merrte 74 deputetë duke krijuar qeverinë e vetme. Ndërsa Partia Demokratike pësoi një rënie shumë të madhe në këto zgjedhje.

REZULTATET E SONDAZHIT

Partia Socialiste 22% deri në 25 %

Partia Demokratike 30 % deri në 34%

Lëvizja Socialiste për Integrim 8 deri në 11%.