u arrestuan për kultivim kanabisi, gjykata e Vlorës lë në burg 7 persona| EMRAT

Gjykata e Vlorës përcakton masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtatë personat arrestuar në operacionin e koduar “Vjeshta” nga policia e Vlorës. Të shtatë personat u arrestuan ditën e enjte,pas një aksioni të policisë së Vlorës,në bashkëpunim me FNSH Fier dhe prokurorinë e Vlorës.

Aksioni është realizuar pas një hetimi 6 mujor nga prokuroiria dhe policia e Vlorës,ndërsa u arrestuan shtatë persona Cerciz Velaj 33 vjec,banues ne fshatin Lapardha të Selenicës,Enton likaj 28 vjeç Banues në fshatin Kotë të Selenicës, Daniel Nikaj 22 vjec Banues në fshatin Mazhar të Selenicës, Altiv Veizaj 37 vjec banues në Vlorë, Antonio Veizaj 27 vjec,banues në Vlorë, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj 29 vjec banues në fshatin Lapardha të Selenicës.

Ata akuzohen për veprën penale Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,kryer në bashkëpunim. Relator i cështjues ka qënë gjyqtari Arqile Basho,ndërsa masa e dhënë për të shtatë personat është arrest në urg. Në operacionin e koduar Vjeshta nga policia e Vlorës u arrestuan shtatë persona,ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim.