PS mbledh Kryesinë për JO-në e BE, Rama takim me Gjknurin, Ruçin dhe Ballën

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë. Në fokus të diskutimeve mësohet se është vendimi negativ i 18 tetorit nga Këshilli Europian për të mos hapur negociatat e Shqipërisë me BE.

Pas takimit të Kryesisë, kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama pritet të ketë një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri, kryeparlamentarin Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Më herët Rama ka deklaruar se propozimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore do të përmbyllen brenda këtij viti, ndërsa faza e dytë do të vazhdojë vitin e ardhshëm.