Protesta e banorëve të Astirit hyn edhe në radarin e Departamentit të Shtetit Amerikan

Çështja e unazës së madhe dhe protesta e banorëve të Astir ka hyrë në radarin e Departamentit të Shtetit Amerikan që përmes një postimi në seksionin  e udhëtimeve ka lajmëruar qytetarët amerikanë, edhe për ndryshimin e orarit të protestave, raporton faktor.al

Demonstratat vazhdojnë përgjatë Unazës (Unaza e Madhe) dhe zona të tjera të qytetit në lidhje me zgjerimin e planifikuar të Unazës. Demonstratat tani janë planifikuar të zhvillohen çdo ditë nga ora 6:30 pasdite. deri në 7:30.

Personeli i Ambasadës së Sh.B.A dhe anëtarët e familjeve të tyre u kërkohet të monitorojnë mediat lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera rreth qytetit nëse ka informacione për  protesta ose po vazhdojnë në zonë.

Veprimet që duhen bërë:
Monitoroni median lokale për azhurnime
Shmangni demonstrimet
Shmangni zonën përgjatë Unazës së Tiranës dhe zonave të tjera rreth qytetit nëse keni
informacione se një demonstrim është i afërt ose në vazhdim në zonë.
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Mbani një profil të ulët.

Kujtojmë që protesta e banorëve të Astorit ka më shumë se 1 vit e 4 muaj që po zhvillohet për të mbrojtur shtëpitë e tyre, nga një projekt korruptiv i qeverisë Rama, që kërkonte të zbatonte një tender fiktiv 20 milion euro kilometrin dhe që tani janë nën hetim nga prokuroria për fallsifikim dhe tjetërsim të pronës.