Pas takimet në PD| Kryemadhi: 9 kushtet e Bundestagut, axhenda e opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar.

Deklarata e Kryemadhit erdhi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kreut të demokratëve Lulzim Basha me aleatët.

Monika Kryemadhi: Anxhenda jonë nuk është thjeshtë politike, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar. Maqedonia ishte shteti që u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave nga qeveria shqiptare.

Prej 10 ditësh PD dhe ish-deputetët e saj janë duke hartuar një platformë për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Ai theksoi se gjithashtu strukturat në qarqe janë urdhëruar të rrinë në gatishmëri për nëse do të jetë e nevojshme për t’u rikthyer në protesta masive