Në Greqi rikthehet paniku i tërmeteve

Dy tërmete të shkallës 3.2 Rihter kanë goditur orët e para të mëngjsit të kësaj të hëne Greqinë.

Sipas mediave fqinje lëkundja e parë është shënuar në ishullin e Kretës rreth orës 03:42 në afërsi të brigjeve të Tymbakit. Ndërsa lëkundja e dytë është shënuar në orën 03:58, 22 kilometra në jugperëndim të Zakynthos.

Nga lëkundjet nuk raportohet për dëmtime por vetëm për panik në radhët e qytetarëve.