Lulzim Basha publikon një citim që Rama nuk do ta bënte kurrë vetë

Kreu i opozitës nuk ndalet me citatet. Basha zgjedh deklaratën e kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme pas vendimit për te mos hapur negociatat dhe me ironinshkruan një tëitter vetëm me hashtagun #ediramanocomment.

Thënia e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut, që Rama nuk ka për ta zgjedhur asnjëherë për propagandën e tij, është: “organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vertet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë.”

Duke përdorur thënien për zgjedhje të parakohshme të Zaevit apo thëniet e udhëheqësve europianë për mbështetjen e Shqipërisë, kreu i opozitës po i djeg kryeministrit një mjet për te justifikuar mungesën e dorëheqjes prej tij, megjithëse shumë vende anëtare të BE, siç tha presidenti Makron, ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.