Heshtja e Macronit “thikë pas shpine” për Zaevin

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 21 tetor – Kreyeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i revoltuar dhe i shqetësuar pas vendimit negativ të Francës që t’iu mundësojë hapjen e negociatave Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka deklaruar se presidenti francez Emanuel Macron gati për katër muaj të tërë nuk është përgjigjur pozitivisht në ftesën për takim bilateral.

Në diplomaci, është e zakonshme të pritet për takime të tilla, sidomos në agjendën e presidentëve të shteteve më të fuqishme në botë, pasi paraprakisht agjendat e tyre janë të ngjeshura dhe të paracaktuar për një vit kalendarik.

Por, kur kihet parasysh serioziteti i ngjarjeve, takime të tilla, mund të realizohet edhe jashtë protokollit, ku shkurtimisht për disa orë, mund të qartësohen dielma të cilat ekzistojnë mes palëve.

Në rastin konkret, Macron nuk e pa të udhës të takojë Zaevin qoftë edhe për 1 orë të vetme, edhe pse e ardhmja europiane e Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme dhe vendi do të ballafaqohej me të gjitha anëtaret e BE-së në muajin tetor.

Franca nuk dha një paralajmërim të qartë se do të jetë kundër, por në heshtje, herë pas here dëgjoheshin deklarata të nivelit më të ulët se ata mund të thonë jo.

Zaev me të drejtë ka kërkuar takim me Macronin, qoftë për të qartësuar edhe dielamt e fundit që mund të ekzistojnë te pala franceze rreth integrimit të vendit në BE.

Ngurimi nga Macroni ishte i qëllimtë!

Ngurimi që Macron të pranojë Zaevin duke se ka qenë e qëllimtë, pasi në takimin që mund të ndodhte, Zaev do të kërkonte të sqarohej deri në detajin e fundit për vendimin e Francës, dhe nga ana tjetër Macron do të detyrohej të thoshte “po-në” ose “jo-në” përfundimtare rreth këtij procesi. Në rastin e till Zaev do të dinte se cili do të ishte vendimi i qartë i Francës dhe në këtë mënyrë do të ndërtonte strategjinë e tij për hapat e mëtutjeshëm.

Zaev ishte një ndër politikanët që më së shumti ka besuar hapjen e negociatave dhe me entuziazëm më të madh në çdo takim e ka theksuar publikisht se nuk pret ndonjë zhgënjim nga Evropa, gjë që i kushtoi shumë në politikën e brendshme. Si pasojë e bindjes maksimale, ai i solli edhe qytetarët të jenë të bindur se ky është momenti vendiumtar për hapjen e negociatave, dhe se Marrëveshjet e dhimbshme të bëra me Greqinë dhe Bullgarinë do të shpërblehen nga Evropa.

Por, vendimi negativ i Francës atë e zhgënjeu tej mase sa që edhe në rrafshin politik të brendshëm e detyroi atë të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

As kryediplomati Dimitrov nuk u pranua në nivelin e duhur

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në fillim të shtatorit qëndroi për vizitë zyrtare në Francë, por sipas agjendës së planifikuar ai u takua me Amelie de Montschallen, sekretaren e shtetit në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme përgjegjës për Çështje Evropiane.

Përveç gjendjes aktuale dhe perspektivave për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe të larta, në rend dite ka qenë integrimi dhe perspektiva e Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të Këshillit të BE-së, si dhe akti historik i anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO.

Por, pritja e Ministrit të jashtëm Dimitrov nga sekretarja shtetërore e ministrisë së jashte franceze është dy nivele më i ulët se sa takimi që duhej të ndodhte midis ministrit të jashtëm Dimitrov dhe homologut të tij francez, Jean-Yves Le Drian.

Niveli i tillë i takimit ka qenë edhe në muajin qershor të këtij viti kur zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov qëndruan për vizitë pune në Republikën e Francës. Osmani dhe Dimitrov realizuan takim edhe me sekretaren shtetërore për Çështje Evropiane, Ameli Demonshalen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, si dhe me Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit Emanuel Makron.

Gjatë takimit u bisedua për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe për procesin e integrimit të vendit tonë në NATO.

Ambasadori francez vazhdimisht me dilema rreth integrimit

Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie vazhdimisht në deklaratat e tija kishte dilema duke deklaruar se ende nuk është sjellë vendim përfundimtar nga Parisi zyrtar lidhur me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

“Qëndrimi i Francës ende po definohet. Paraprakisht kishte bisedime të rëndësishme gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov në Paris dhe u morën parasysh të gjitha argumentet pozitive të cilët i tregoi ai në fillimin e negociatave dhe ne i treguam mendimet tona, veçanërisht mendimet pozitive që kanë të bëjnë me progresin e bërë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës”, pat deklaruar ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie.

Ambasadori francez kishte thënë se vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë në pako, por do të ketë vlerësime individuale, gjë që në fakt nuk ndodhi ashtu pasi që të dy vendeve, në pako iu dha vendim negativ.