Edhe Poeti Arben Duka e thotë troç: Një arrogant si Rama, të ardhme s’mund të ketë!

Poeti i Gazetës Dita, Arben Duka, një i majtë i thekur ka bërë një bejtje kundër kryeministrit Rama.

Lexoni:

Për promovim8n tënd,

kam qenë një prej të parëve,

ndaj kurrë s’e kam menduar,

urrejtjen e shqiptarëve!

Një shpresë e madhe-Rama,

ti ishe në fillim,

po shpejt-shumë shpejt u ktheve,

më i madhi zhgënjim!

S’po flas për ata që ty,

s’të deshën asnjëherë,

po për ne-që flamurin tënd,

e valëvisnim në erë!

S’po flas për bisedimet,

se s’janë gjë vërtet,

do duhej-për pranimin,

të paktën dhjetë vjet!

Po flas për megavjedhjet,

që në një trend janë kthyer,

me lekët e të gjithëve,

pak njerëz janë shpërblyer!

Nivelin e jetesës,

që është më kryesori,

kjo qeveri e mbrapshtë,

kurrë seriozisht s’e mori!

Një varfëri pa fund,

pickon çdo ditë si gjarpër,

dhe bëhen shqiptarët,

çdo ditë dhe më të varfër!

Me konçensionet nisi,

kjo krisje e paparë,

pak duar kaurdisin,

gjithë buxhetin shqiptar!

Ky shtet-për koncesionet,

formulë të re na gjeti,

të gjitha lekët shkojnë,

tek privati nga shteti!

Ambiente e teknikë,

i vë në dispozicion,

në të tilla rrethana,

shteti pse ekziston?!

Gjithë lekët që taksohen,

nga fukarenjtë e ngratë,

për miqtë e qeverisë,

shpërndahen me lopatë!

Thika e varfërisë,

ka shkuar gjer në eshtër,

me Edi Ramën ramë,

nga shiu drejt në breshër!

Me Edi Ramën ramë,

nga shiu drejt në breshër,

ka vite që mbulohet,

gënjeshtra me gënjeshtër!

Po Rama asnjëherë,

nuk ka-jo asnjë faj,

gënjeshtrat e mëdhaja,

besohen më kollaj!

Së fundi Korporata,

që shpalli Shqipëria,

pa diskutim që tepër,

ka dalë qeveria!

Që ka aq Kabinete,

sa Kina Popullore,

që Vendin e ka çuar,

në kurthet më mizore!

Asnjë tregues-përpara,

kjo qeveri s’ka çuar,

ka ngritur çfarë përmbysëm,

në luftën e mohuar!

Kjo kohë maskarenjsh,

na lodhi-sa na lodhi,

dhe një njeri i vetëm,

sa shumë urrejtje mblodhi!

Dhe as dhe një të mirë,

për popull ky s’ka bërë,

na bëri me ndërgjegje,

armiq të tij të tërë!

Nuk ka asnjë simbol,

që vendi ta kujtojë,

i vetëm-gjer në fund,

si mundet të qëndrojë?!

Një fund të dëshpëruar,

pa diskutim do presim,

mentorin e Mit’hatit,

si mundet ta mbështesim?!

Një arrogant si ky,

të ardhme s’mund të ketë,

sherri me partizanët,

fundi i tij do jetë!

A.DUKA