Basha çmonton propagandën e Ramës: Ja qëndrimet reale të Merkel, Macron, Conte e Tusk

Përmes një komunikimi kreu i opozitës Lulzim Basha ka çmontuar propagandën e kryeministrit Edi Rama për gjoja mbështetjen që ka marrë në BE.

Basha: Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën.