ANALIZA | A po hakmerret Zaev kundër Ramës?

Qe Edi Rama eshte pengmarres i procesit integrues te shtetit te Zaev, kjo u kuptua dhe dihet shume mire si nga ish Kryeministri maqedonas ashtu edhe nga vete “Ali Komiku” i brekusheve e po kaq mire e dine gjithe ata qe merren me diplomacine ne nivel profesionistesh.

Qe te mos tingellonte keq ne hapesiren shqiptare ne ballkan, BE stopoi edhe faktorin tjeter shtetformues ne shtetin e vogel fqinj me ne. Tashme, Zaev eshte i pafuqishem ndaj zerit te pergjegjesise politike dhe individuale perballe shtetasve te vet.

Mirepo ai me levizjen e tij normale te marrjes se pergjegjesise dhe cuarjes se vendit te tij ne zgjedhje te parakohshme, po i kthen reston Edi Rames, i cili keto dite ka qarkulluar opinionin vrastar se Zaev ra viktime e premtimeve te tij.

Qe Rama eshte autor i ketij opinion e verteton dalja e te shume lexuarit ne krye te Minisrise se Jashtme qe leshoi brockullen e radhes se as Rama dhe as ai dhe as ndonje funksionar politik i PS-se nuk paskeshin premtuar hapje te negociatave. Paçka se “Ali Komiku” kishte dekoruar pa pike turpi nje vit me pare personazhe pa lidhje me integrimin pikerisht sepse Shqiperise i ishin hapur negociatat. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi jane se paku dy personazhe me funksione politike dhe publike qe kane premtuar ne cdo takim elektoral dhe jo elektoral e deri parlamentar hapjen e negociatave. Madje shume me teper se aq, integrimin e plote te vendit ne BE.

Po le te shohim se perse Zaev ka helmuar Ramen ne nje levizje te shpejte politike. Ish Kryeministri maqedonas dhe me gjase edhe humbesi i zgjedhjeve te parakohshme ne Maqedonine e Veriut, po hakmerret mjaft mire ndaj Rames, i cili mbetet vetem ne jargavitjen e pakuptimte shfajesuese per mos pasjen e pergjegjesise per deshtimin e hapjes se negociatave. Zaev i hoqi Rames alibine se as ai dhe as Zaev nuk ishin dhe nuk jane pergjegjes per sfilitjen dhe katandine e sjelljes se BE karshi shteteve respektive.
Qartazi pas doreheqjes se Zaev, Rama eshte me i dobet ne argument duke nxjerre here Donald Tusk e here Johanes Han qe te fshihet pas tyre. Ne kete skene shume te brishte e te genjeshtert ku ecen Rama nuk ka rruge tjeter përvec asaj qe Zaev i tregoi se duhet te beje. Nese Zaev do mbaje zgjedhje te parakohshsme ne prill, Rama do detyrohet t’i mbje ato jo me shume se ne mars pasi pa zgjedhje opozita shqiptare nuk do jape kurre konsensusin per reformen zgjedhore dhe Rama do jete para samitit te Zagrebit ne maj 2020 serish ne nje pike te vdekur.
Sa me shpejt Rama te kuptoje se nuk ka ku te shkoje aq me mire do jete per vendin. Sa me vone ta kuptoje, aq me mire per opoziten, por shume me keq per vendin dhe per njerezit qe po ikin nga Shqiperia e Rames si nga kolera… Ndaj pengmarrja e Rames ndaj Zaevit do I kthehet shpejt, ne mos i eshte kthyer mbrapsht pasi tani eshte Zaev qe po mban peng Ramen e ky I fundit po perpelitet pa derrman.Si nje ene komunikuese, fati I njerit shtet eshte bere edhe fati I tjetrit dhe BE qe I beri nder Rames duke mos e lene vetem do ia heqe kete favor, sepse as Maqedonia e Veriut nuk mund te lihet vetem ne rrugen e zgjedhjeve te parakohshme. te dyja shtetet meritojne sjellje te njejte, standard te njejte, integrim te njekohshem dhe Edi Rama tashme ka rene viktime e “viktimes” Zaev. Ai thjesht do te hape krahun njesoj si homologu I tij socialist I vendit te vogel te percare keqazi nga zhgenjimi qe kane per komshi nje Kryeminister te gjate pa te ardhme dhe pa fantazi…Me pak fjale… nje te mbaruar si Edi Rama.