VIDEO: Rrugët e kryeqytetit Spanjoll mbushen nga delet, protestë për kullotat

Qindra dele mbushën rrugët e Madridit të dielën si pjesë e një proteste vjetore që kërkon mbrojtjen e rrugëve antike të kullotjes, të kërcënuara nga urbanizimi.

Rreth 700 dele dhe disa dhi shëtitën nëpër kryeqytetin spanjoll, duke blegëritur dhe duke tingëlluar këmbanat e tyre ndërsa devijuan trafikun larg qendrës së qytetit.

Protesta, tani në vitin e saj të 13-të, synon tu bëjë thirrje autoriteteve për të mbrojtur shtigjet prej 125,000 kilometrash të Spanjës (78,000 milje) të përdorura për lëvizjen sezonale të bagëtive midis tokave të ndryshme të kullotave në të gjithë vendin.

Barinjtë kujdesen për rrugët e lashta të kullotjes që po shkatërrohen nga ndërtimi i banesave dhe rrugëve automobilistike.

Disa nga rrugët janë 800 vjet të vjetra/ VOA