New York: Dasma e vajzës shqiptare Adriana Xhakli, në revistën “Vogue”

Revista më e njohur e modës, “Vogue” i kushton një shkrim të posaçëm dasmës së shqiptaro-amerikanes Adriana Xhakli, në New York City.
Adriana është vajza e veprimtarëve të shquar të komunitetit tonë, Shpresa dhe Rexhë Xhakli.
Shkrimi që i kushtohet njohjes dhe lidhjes mes Adrianës dhe bashkëshortit të saj Perry Petra-Wong jep detaje nga historia se si ndodhi që vendosën të martohen në Hotelin e ri TWA pranë aeroportit të famshëm ndërkombëtar JFK.