Rrena është e vërteta jonë!

Nga Indrit Vokshi

Është e drithërueshme se si një vend sundohet nga një Psikopat i cili gjithçka e sheh si çështje mes tij, delirit e interesave të tij nga njëra anë dhe, botës e njerëzve nga ana tjetër. Nuk e sheh si mardhënie mes institucioneve dhe njerëzve. Ky rren në çdo fjali, për gjithçka. Rren në atë masë e me atë intensitet sa nuk mundesh t’ia veçosh një rrenë dhe tia denoncosh, sepse të zë mat, rren nga fillimi në mbarim dhe ske çfarë i veçon. Duke thënë ne: “Hë se politikanët rrejnë, atë punë kanë”, kemi përfunduar qetë e qetë pa e kuptuar tek rrena si normalitet, rrena si e natyrshme, rrena si e vërtetë zyrtare. Tek rrena, si e pakontestueshme dhe si e pranueshme. Duhet të shkëputemi dal-ngadalë prej rrenës. Politika ka zbukurime, ka ekzagjerime, ka pompozitet, mirëpo smund të jetë e gjitha rrenë prej fillimi në mbarim. Vendi duhet qeverisur, ekonomia e siguria duhen menaxhuar. Dhe këto smund të arrihen me rrenë por me punë reale. Askush ska pse habitet se pse spo përparon Shqipëria. Nuk përparohet me rrena. Rrena shërben për tu shmangur e fshehur, jo për të përparuar. Po ndiqja pak fjalimin e tij me rastin e refuzimit të negociatave dhe më irritoi se aq sa ndoqa ishte e gjitha rrenë. Po rrente.