Me ç’të drejtë Z. Macron?


Nga Ermal Jauri,
Drejtor Ekzekutiv i George C. Marshall Albania

Historia e popullit tim është një histori e veçantë. Jo vetëm e popullit tim por e gjithë rajonit të Ballkanit. Nga thellësia në histori e për të ardhur në kohën para-moderne, moderne dhe post-moderne që ne njohim sot. Popullim im, në krahasim me popullin tend Z. Macron ka luftuar për mbijetesë dhe jo për tu zgjeruar. Ka luftuar për mbijetesë për arsye të fuqive të mëdha ashtu si e Juaja. Ne zoti Macron jemi në Europe gjeografikisht, dhe kemi dekada me radhë që mundohemi dhe strapacohemi të jemi dhe politikisht duke bërë reforma që mbase shumë prej tyre janë berë dhe më shpejt se në vendin tuaj po të kemi parasysh propocionin e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe mundësive. Populli jonë e ka shaqur qëndrimin e tij pro Europian jo vetëm në dekadat e fundit, por të paktën që prej peridhës së rilindjes e më sot. Të paktën që prej programit të qeverisë së Vlorës e më sot, ne ju admirojmë, ju dëgjojmë, marrim “detyra shtëpie” dhe sapo i bëjmë marrim sërish “detyra shtëpie”….
Duhet të dini Z. Macron që vetë dashamirësia, solidariteti, opinioni i përgjithshëm dhe sondazhet kanë nxjerrë që populli im është ndër popujt më pro Europian në Europë. Po ashtu si populli juaj dhe popullim im kërkon qëndrueshmëri dhe siguri. Arsyet e pupollit tim për të qenë pjesë e familjes Tuaj të madhe nuk ka të bëjë aspak me çështje interesi apo morale por thelbësore, kulture dhe identiteti me një qasje Europiane gati shekullore.
Si ç’do qytetar Z. Macron dhe unë kam të drejtë të revoltohem. Një revoltë që vjen e ligjshme në raport më atë çka jep populli im,.. çka kërkon populli im….çka premton e shpreson populli im!!!
Sigurisht që jam i ndërgjegjshëm për problemet tona. Jam i ndërgjegjshëm për deri diku dhe për shqëtësimet tuaja. Jam i ndërgjegjshëm plotësisht për defektet e politikës tonë, por Ju Z. Macron nuk rritët presionin tonë si popull mbi politikën tonë për përmirësimin e saj në këmbim të besimit që mund të na jepnit Ju, por përkundrazi e venitët atë.
Sigurisht që ky nuk është problem i Juaj por i politikës së vendit tim, që Ju mitizon Juve dhe të tjerë si Ju duke na bërë në si popull të mendojmë që vëtëm në familjen tuaj mund të gjejmë paqen e sigurtë. Vetëm në familjen tuaj mund të gjëjmë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sigurtë. Por ata vetë e kanë gabim pasi populli im mund tia dalë ashtu sikurse ja ka dalë dhe pa ju. Mund të rezistojë ashtu sikurse ka rezistuar dhe pa ju dhe jetojë sikurse ka jetuar dhe pa ju. Mos harroni se pranimi, afrimi, bashkimi dhe bashkëpunimi është kulturë dhe zhvillim në siguri…përjashtimi, mënjanimi është fyerje, është frikë dhe rrezik. Kujtoni Z. Macron thënien e të famshmit Francez Tuajin Dominique Moïsi i cili thotë: “Si kulturat e frikës, poshtërimit dhe shpresës po riformulojnë botën”…
Sot sapo kultivuat frikë dhe mungesë shprese jo vetëm te populli im por dhe te popujt e tjerë të rajonit të cilët mezi janë formatuar dhe sapo kishin filluar të mendonin e besonin se “familja e madhe Europiane” është shpresa tyre e vetme.
Falenderoj pa masë unë dhe besoj shumë që dhe populli im, Gjermaninë, Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera të rajonit për besimin dhe mbështetjen që na dhanë. Sot humbëm një betëjë…por jo luftën. Jam i bindur që ne do të mund ti tregojmë Francës, Danimarkës dhe Hollandës që jemi si “popujt e tyre”…