KÇK-ja e negociatave !

Nga Irakli Pina

Ne paradoksin dhe cmendurine kolektive te hapjes se negociatave , kemi arritur te nxjerrim ne pah disa perla qe na tregojne cdo here e me qarte se perfaqesuesit tane ne Parlament jane as me shume e as me pak se nje grup te pafytyresh e te paaftesh . Sado qe mund te jete e veshtire per t’u besuar , per fatkeqesine tone perfaqesohemi nga sharlatane te papergjegjshem , te veshur me imunitet , qe brockullisin pa ndalim dhe flasin per negociatat sikur BE eshte ‘’tregu fshatar’’ dhe neve jemi aty per te ‘’kapur cfare te kapim’’ .
Deshiroj te citoj shkurtimisht kater prej tyre , kater zera te forte e te rendesishem , filluar nga Kryeministri Rama i cili shprehet :
‘’Edhe nese negociatat nuk hapen , dielli do te linde serish ! ‘’
Vazhdojme me pas me ‘’shpirtin’’ e ‘’Rilindjes’’ , Taulant Balla qe shprehet :
‘’Detyrat tona i kemi permbushur ! ‘’
Embelsira dhe korniza plotesohet nga dy zonja , znj.Kodheli dhe znj.Balluku , ku respektivisht per njeren moshapja e negociatave eshte ne dem te Europes dhe per tjetren , do te zbardhe dita serish …
Cfare te degjosh , cfare te shohesh e cfare te lexosh , ne vendin qe duhet anetaresuar fillimisht ne ‘’Boten e Cudirave’’ , degjon dhe lexon skandale te tilla , aspak te hijshme per vete pozicionin zyrtar te cilin secili prej tyre mban .
Ne ideologjine e njohur si ‘’KÇK’’ , te prezantuar para pak ditesh nga vete Kryeministri , thelbi ishte pikerisht i njejti me ate te cilin vete shpura jone zyrtare u nis per ceshtjen e negociatave , per te ‘’kapur cfare te kapin’’ , te qarte me mendjen e tyre se negociatat nuk do hapeshin , por te pakten per te prodhuar lajmet ditore , per te sponsorizuar dhe shtuar edhe me tej dozen propogandistike ndaj Opozites , e cila serish ka deshtuar te qeverisi me sukses keto 6 vite , duke mos realizuar sic duhet reformat , duke i shtuar vendit tone kushtet per hapjen e negociatave … Sa te pabesueshme , aq edhe te verteta jane keto fjale ne gojen e ‘’specialisteve’’ Rilindas , saqe tashme peshen e fajit e kane shperndare ne aq shume drejtime sa po mbyten ne zullumin e tyre !
‘’Po-ja’’ e negociatave per ne eshte njelloj si nje student qe ka munguar shume gjate vitit akademik dhe pret nje ‘’PO’’ nga pedagogu per t’u futur ne provim , pra nje stres e nje lodhje e dyfishte per momentin , por lehtesisht e shmangshme nese studenti ( qeveria ) do te realizonte sic duhej detyren . Duke mbajtur ende linjen e krahasimit te mesiperm , nje ‘’JO’’ do te ishte per studentin nje justifikim kundrejt shoqerise e familjes ku do te dilte te thoshte se pedagogu nuk deshi ta fuste ne provim , jo per faj te tij , e njejta situate dhe me Qeverine tone ngelese e perseritese , qe thote se BE nuk ka deshire te zgjerohet per momentin , madje mund te shkoje aq larg sa te deklaroje fajesine e Maqedonise se Veriut per deshtimin e procesit .
Vjeshta e perjetshme e jona nuk vjen nga mungesa e deshires per te na thene nje ‘’PO’’ , por nga paaftesia jone per ta merituar ate , per kete natyrisht fajtore kryesore nuk eshte qeveria , por patjeter qe per ngjarje te tilla te medha , pergjegjesia zbret nga lart poshte . Jemi bere aq patetike ne syte e botes , saqe iu dukemi si ata komshinjte qe vijne kerkojne gjithmone ‘’fare kosi’’ , keshtu edhe ne , nuk dime as ta mbjellim e as ta kultivojme faren tone , por e kemi lene rrugeve te Europes , neper azile e neper kamiona . Cfare negociatash te hapen kur ne syte e gjithe botes neve jemi ‘’delja e zeze’’ e Ballkanit ?! Ku reformat implementohen keq ose nuk behen aspak , kur politika prodhon kriza te vazhdueshme , kur sistemi jone eshte nje miksim i gjithckaje qe nuk nxjerr asgje ne drite , kur institucionet tona jane te rrenuara ne thelb dhe ka vetem godina dhe kukulla brenda tyre , kur pushteti eshte i perqendruar ne pak duar dhe disbalancat e shoqerise sa vijne e shtohen , ku goditja e meritokracise dhe mungesa e shanseve per te rinjte dhe individet me ide inovatore ka bere qe te drejtohemi sot nga njerez pak ose aspak te arsimuar , te promovohen perdhunues , pastrues parash , te implikuar ne lloj e soj krimi , ku shendetesia , arsimi , rendi publik jane pertoke , ku bandat perplasen ne mes te dites dhe kryefjala e lajmeve tona eshte ‘’droga dhe lidhja e saj me politiken’’ , sesi ‘’te fortet’’ dalin mbi shtetin , sesi drejtesia gjykon ‘’duke iu dridhur duart’’ nga politika dhe krimi , epo , me te tille situate kaotike , BE nuk ka as arsyen me te vogel as per te na marre ne konsiderate !
Nga ana tjeter , kam zero pritshmeri qe mazhoranca te marre pergjegjesi , nuk mund te ngrihemi dot deri ne ate nivel sepse mazhoranca jone nuk ka nivel , nuk ka atdhedashuri dhe mbi te gjitha karakter e integritet . Nuk mund te imagjinohen zgjedhjet e parakohshme , doreheqja si pasoje e deshtimeve te njepasnjeshme dhe bazuar ne fjalen e Presidentit Donald Trump ne Asamblene e Pergjithshme te OKB ku thoshte se e ardhmja i takon patrioteve , dua te shkeput vetem nje fraze te Mark Twain :
‘’Besnik ndaj kombit , perjetesisht , besnik ndaj qeverise , vetem kur ajo e meriton kete ! ‘’
Rikthimi i vendit tone ne udhen e drejte dhe ne rrugen e integrimit europian , eshte nje proces me vete , ligji dhe zbatimi rigoroz i tij jane rruga e duhur , per ta bere kete nevojiten njerezit e duhur , qe ne mazhorancen aktuale nuk jane , le te sherbeje ky hap fals per te reflektuar dhe shprehja e John Locke (Xhon Loku-t) te mbahet si etalon nga populli shqiptar ( ndoshta do te zgjohet nje dite ) :
‘’ Aty ku mbaron ligji , fillon tirania ! ‘’